Parlamenti Evropian (PE) e ka dënuar deputetin racist grek Ioannis Lagos që grisi flamurin turk, me privimin nga pagesat 7 ditore dhe largimin e tij me 4 ditë nga aktivitetet parlamentare.

Presidenti i PE-së, David Sassoli, në një deklaratë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme në Strasburg njoftoi se ndaj Lagos është marrë dënimi me masë disiplinore për shkak të “përdorimit të gjuhës poshtëruese” dhe “grisjen e letrës e cila simbolizon një flamur kombëtar”.

Sassoli theksoi se ndaj Ioannis Lagos është marrë dënimi me “privimin nga pagesat 7 ditore” dhe “largimin e tij me 4 ditë nga aktivitetet parlamentare”.

Deputeti grek Lagos grisi flamurin turk gjatë një fjalimi të mbajtur në një sesion me titull “Situata humanitare në ishujt e Greqisë” të Asamblesë së Përgjithshme të PE-së e cila u zhvillua në Bruksel më 29 janar.

PE-ja pas ngjarjes filloi procesin e sanksioneve kundër deputetit grek Lagos.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb