Komisioni për Çështjet Ligjore (JURI) i Parlamentit Evropian mbështeti heqjen e imunitetit të dy deputetëve, Marc Tarabella të Belgjikës dhe Andrea Cozzolino të Italisë, të cilët dyshohen për korrupsion, tha eurodeputetja franceze Manon Aubry në Twitter.

Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi njëzëri raportet në favor të heqjes së imunitetit, tha Manon Aubry.

Siç pritej, vendimi përfundimtar për imunitetin e eurodeputetëve do të merret në seancën plenare të Parlamentit Evropian të enjten.

Më herët mediat raportuan se policia belge bastisi ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel më 12 dhjetor në një hetim për një rast korrupsioni me pjesëmarrjen e zëvendëskryetares së Parlamentit Evropian, Eva Kaili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb