Parlamenti Evropian ka bërë thirrje këtë të enjte për sanksione shtesë kundër Rusisë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë embargo të plotë dhe të menjëhershme ndaj importeve ruse të naftës, qymyrit, karburantit bërthamor dhe gazit.

Në një rezolutë të miratuar me 513 vota pro, 22 kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Evropian u shpreh se sanksionet duhet të shoqërohen nga një “plan” për të vazhduar sigurimin e furnizimit me energji në Bashkimin Evropian (BE) dhe një “strategji” për të hequr sanksionet nëse Rusia ndërmerr hapa për të rivendosur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe tërheq trupat e saj “plotësisht” nga territori ukrainas.

Eurodeputetët, të cilët kanë shprehur “zemërimin” e tyre për mizoritë që i atribuohen ushtrisë ruse dhe kanë bërë thirrje që autorët e krimeve të luftës të mbahen përgjegjës.

Parlamenti Evropian po bën thirrje për një embargo “total” ndaj naftës ruse, qymyrit, karburantit bërthamor dhe gazit
Prandaj, për të rritur efektivitetin e sanksioneve, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për përjashtimin e bankave ruse nga sistemi SËIFT, parandalimin e anijeve të lidhura me Rusinë nga hyrja në ujërat territoriale të BE-së dhe ankorimin në portet e bllokut, dhe ndalimin e transportit rrugor të mallrave nga dhe në Rusi dhe Bjellorusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: