Me anë të një rezolute, Parlamenti Evropian ka ndaluar përdorimin e vajit të palmës, duke futur një skemë të certifikimit të këtij vaji në mënyrë që ai të hyjë në tregun e Bashkimit Evropian. Rezoluta u miratua me 640 vota për, 18 kundër dhe 28 abstenim.
“Kjo është rezoluta e parë e parlamentit për këtë çështje. Por ne nuk mund ta injorojmë edhe problemin e shpyllëzimit e cila kërcënon marrëveshjen globale mbi ndryshimet klimatike dhe objektivat e zhvillimit të qërndrueshëm të OKB-së” ka thënë eurodeputetja Katerina Koncecna.
Eurodeputetët kanë theksuar se 46% e vajit të plamës të importuar nga BE-ja është përdorur për të prodhuar biokarburante, e cila kërkon përdorimin e rreth një milionë hektarë të tokave tropikale. Ata i kanë bërë thirrje Komisionit që të marrë masa për heqjen nga përdorimi të vajrave bimore që dëmtojnë edhe shpyllëzimin, duke përfshirë edhe vajin e palmës, mundësisht deri në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb