Thirrjeve që pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet Qeveria e re iu është bashkuar edhe Parlamenti Evropian. E ka bërë këtë në një debat, në prag të votimit të Rezolutës për Kosovën, e cila u votua të mërkurën, në seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, shkruan sot Koha Ditore.

Parlamenti Evropian edhe një herë u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë që ta rrisin besueshmërinë e BE-së. Rezoluta është miratuar në seancë plenare me 474 vota në favor, 134 kundër dhe 64 abstenime.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb