GREQI

Një minutë heshtje në kujtim të Konstantine Katsifos është mbajtur sot në parlamentin grek me propozimin e kryetarit të saj Nikitas Kaklamanis.


“Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epiroit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat. Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme.

Konstandino Kacifa u përcoll me këngë në banesën e fundit. Ka qenë këngëtari epirot Savvas Shiatras ai që ka kënduar në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të 35 vjecarit Kacifa, djali I vetëm I familjes Kacifa nga Bularati. “Çohu Kostaqi, biri im” ka kënduar këngëtari në funeralin e 35 vjecarit pas kërkesës së nënës së tij.

 (e.f/BalkanWeb)