Parlamenti i Hungarisë ka miratuar projekt-ligjin për të lejuar Finlandën të bashkohet me NATO-n, duke e sjellë vendin nordik një hap më pranë anëtarësimit të plotë të aleancës ushtarake perëndimore.

Ligjvënësit hungarezë votuan 182 pro dhe vetëm gjashtë kundër, pa asnjë abstenim, duke i dhënë fund zvarritjes disamujore nga partia në pushtet Fidesz për këtë çështje.

Me miratimin e Hungarisë, Turqia është tani e vetmja nga 30 anëtarët e NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Finlandës. Po ashtu projektligji për anëtarësimin e Suedisë në NATO mbetet i bllokuar në parlamentin hungarez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb