“Ne jemi të sigurtë që fitojmë dhe sot dhe nesër. Kjo është e sigurtë po të shohësh gjithë sondazhet.” – kështu u shpreh ish ministri Ahmetaj i ftuar sot në studion e emisionit ‘Kjo Javë’.

Ahmetaj ndau gjatë bisedës ndjesitë personale të përjetuara në seancat plenare, ndërsa opozita rrethon jashtë parlamentin.

“Emocioni i parë keqardhje që opozita nuk është. Zihemi e sherrosemi, por është pjese e rëndësishme në parlament. Plus ka burra e gra të mëncur që debatojnë mirë. Kam vlerësim për shumë, por nuk po hyj në emra.

Ndjesia e dytë, si mundet që PD të sjellë njerëz të rrethojë parlamentin. Flisja me shumë policë atë ditë, kisha një ndjesi të rëndë, që njerëz fyenin e godisnin policinë. Tentojnë të cajnë kordonin, po c’do të thotë do hyni të na rrihni ne? Po ne në rrugë jemi cdo ditë. Ja u futën brenda, cdo bëjnë? Do nxjerrin deputetët jasht? Po ku e keni parë këtë ?

Ndjesia e tretë, mendoj sa dëm i bëhet Shqipërisë për atë imazh që krijohet. Dëmi është i madh, në ekonomi, në imazh në aspiratat për BE. Këto janë tre ndjesitë e vërteta, aspak politike.” -theksoi Ahmetaj.

Për ish-ministrin, opozita krijoi një krizë artificiale politike duke braktisur elektoratin që i votoi.

“Ne na ka votuar populli të qeverisim dhe atë do bëjmë cdo ditë, e do mundohemi ta bëjmë gjithnjë e më mirë. Ne nuk na kanë votuar të edukojmë opozitën. Dialogu, sjell të mira për kodin zgjedhor, për punët e përbashkëta, për çeljen e negociatave, vendi ka sfida që kërkon edhe opozitën jo vetëm maxhorancën. Kanë braktisur parlamentin, përgjegjësinë ta mbajnë vetë, jemi votuar të qeverisim, jo për të qene edukatorë të opozitës.”- vijoi ndër të tjera Ahmetaj.

Kritik u tregua ish ministri ndërsa foli edhe për deklaratat e presidentit Ilir Meta, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse kjo zgjidh krizën politike.

“Çfarë do zgjidhë Presidenti? Ka një detyrë, është zgjedhur nga një Parlament legjitim. Ne presim dialog për reformën zgjedhore nuk kemi parë asnjëherë asnjë President të jetë prezent për reformën zgjedhore. Meta të zbatojë detyrën kushtetuese. Vetë tha parlament me 82 deputetë, dhe arsyen e di ai pse e tha me 82, parlamenti është legjitim.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb