Kuvendi i Serbisë ka miratuar formimin e qeverisë së re, duke zgjedhur Gjuro Macut si kryeministër. Propozimi për qeverinë e re u miratua me 153 vota pro, ndërsa 46 deputetë votuan kundër. Në seancë munguan gjithsej 51 deputetë.

Macut para deputetëve paraqiti programin e tij, duke theksuar se politika ekonomike e Serbisë nuk do të ndryshojë. Ai siguroi se do të vazhdohet me politikën e stabilitetit makroekonomik që është ndjekur deri tani, duke ruajtur balancat e nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria e re do të përbëhet nga 30 ministra, shumica e të cilëve ishin pjesë e kabinetit të mëparshëm të kryeministrit Milosh Vuçeviç, i cili dha dorëheqjen për t’i hapur rrugë qeverisë së re. Ndërkohë, ai  ka premtuar se do të vazhdojë përpjekjet për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe për të përmirësuar standardet e jetesës në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb