IRAN

23 deputetë të parlamentit iranian janë me koronavirus dhe zëdhënësi i Parlamentit Ali Larijani i ka bërë një letër të hapur Presidentit Rouhani për të marrë masat. 

Në letër i kërkohet Rouhanit që të ndërpriten kontaktet e anëtarëve të Parlamentit me publikun për të ndaluar përhapjen e virusit. Po ashtu kërkohet edhe që përkohësisht të pezullohen seancat për shkak të këtij numri të lartë të zyrtarëve të prekur nga koronavirusi. 

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe i treti në botë me 2 mijë e 336 të prekur si dhe 77 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb