Parlamenti izraelit është mbledhur në seancë plenare pasi Gjykata supreme e urdhëroi të zgjedhë kryetarin e ri të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

Kryetari i Gjykatës, Juli Edelshtajn, nga partia Konservatore Likud e Benjamin Netanjahut, i ndërpreu aktivitetet e Parlamentit javën e kaluar, shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Lidhja opozitare “Bardhë e kaltër” e rivalit të Netanjahut, Beni Ganz, i cili ka shumicë të ngushtë në parlamentin e sapozgjedhur, Kneset, konsideron se deputetët duhet të vazhdojnë të punojnë edhe në kohë të krizës.

Lidhja opozitare e akuzoi Edelshtajnin se i ka mbyllur sallat kuvendore në funksion të mbrojes së liderit të vet partiak.

”Demokracia dhe ligji në Izrael do të mbrohen madje edhe nëse kjo nuk i pëlqen dikujt”, tha Ganz në sallën pothuajse të zbrazët të Kuvendit.

Izraeli i kufizoi në mënyrë të rreptë tubimet për shkak të rrezikut nga virusi Covid-19//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb