Protesta të dhunshme janë zhvilluar në Ekuador. Parlamenti ekuadorian hodhi poshtë mocionin për shkarkimin e presidentit konservator Guillermo Lasso.

Presidenti Lasso po përballet me protesta indigjene për koston e jetesës për dy javë.

Mocioni mblodhi vetëm 80 vota nga 92 që duheshin për miratim, sipas rezultateve të shpallura nga sekretari parlamentar Alvaro Salazar gjatë një seance të transmetuar në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb