Kuvendi miratoi sot me 93 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 83 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2020”
Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020”

Kuvendi miratoi me 84 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”.

Kuvendi miratoi me 82 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e vitit 1988 në lidhje me konventën ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1974”.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”.

Kuvendi miratoi me 91 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

Kuvendi miratoi me 86 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim Projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: