Parlamenti rus ka miratuar një ligj që e bën vepër penale përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të Rusisë.

Ligji, i miratuar nga Duma e shtetit në leximin e tretë dhe të fundit, parashikon gjoba dhe dënime me burg për ata që me qëllim përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura që kanë një ndikim serioz, sipas një deklarate nga dhoma e ulët.

Ata që zbulohen se kanë shkelur ligjin e ri duke përhapur të ashtuquajturin “informacion të rremë” në lidhje me veprimet e forcave të armatosura ruse në Ukrainë përballen me deri në tre vjet burg.

Nëse publikohet si pjesë e një “grupi të organizuar” ose përdor “prova të rreme”, dënimi maksimal rritet në 10 vjet burg. Nëse do të çojë në “pasoja të rënda”, autorët do të përballen me 15 vite burg.

Mendohet se ky ligj i ri do të ketë një efekt të madh në aftësinë e njerëzve për të shkëmbyer informacione rreth asaj që po ndodh në Ukrainë, pasi Kremlini vazhdon të minimizojë veprimet e tij ndaj popullsisë ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb