Parlamenti i Shqipërisë ka marrë sot disa vendime, të cilat ishin në rend dite.

Kështu, Arben Malaj u shkarkua si anëtar i Bordit Mbikëqyrës me 72 vota pro dhe 10 kundër. Parlamenti po ashtu ka miratuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 92 vota pro.

Ndërkaq, Arben Ahmetaj u konfirmua si ministër i Rindërtimit, duke marrë 97 vota pro nga anëtarët e parlamentit.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se kjo seancë u mbyll me miratimin e dy ligjeve. Kështu me votën e shumicës së deputetëve, është vendosur të miratohet projekti antishpifje. Është për t’u theksuar se në këto dy ligje, Ditmir Bushati ka abstenuar.

Kjo është një shenjë e Ditmir Bushatit ndaj këtyre nismave. Bushati ka kërkuar tërheqjen e ligjit, sepse bie në kundërshtim me standardet dhe ka pasur debate të forta, e kundërshti edhe nga pala opozitare. Pritet që kreu i shtetit Ilir Meta pritet ta kthejë paketën ligjore antishpifje në parlament.

Në seancën e sotme janë miratuar një sërë ligjesh. U miratua buxheti i shtetit 2020. Me votat e maxhorancës janë rrëzuar ligjet për korporatën e investimeve dhe ligji për rininë. U votua edhe shkarkimi i Arben Malajt, kurse u miratua vendimi për të dekretuar ministër për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

Maxhoranca socialiste numëron momentalisht në parlament 79 deputetë. Malaj u shkarkua me 72 vota. Duket se rreth 7 deputetë nuk kanë qenë me këtë vendim-marrje. Ndoshta edhe për faktin se Malaj ka qenë një zë i rëndësishëm në PS.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb