Parlamenti sllovak miratoi një projektligj, sipas të cilit kushdo që zbulohet se ka kryer plagjiaturë, si pjesë të diplomës së tij, nuk do të jetë në gjendje të mbajë as diplomat e tij të tjera akademike, por do të akuzohet për mashtrim.

Kushdo që deri tani ka bërë plagjiaturë për të marrë diplomën e tij në Sllovaki mund të mbajë gradën akademike, përfshirë politikanët.

Legjislacioni i ri vjen pas një serie skandalesh plagjiature, që përfshijnë edhe politikanë, si kreun konservator të qeverisë, Igor Matoviç, kryetarin e djathtë populist të parlamentit, Boris Kollar dhe ministrin liberal të Arsimit, Branislav Groehling.

Gazetarja Maria Benedikovicova kishte përdorur krahasime të hollësishme tekstuale në gazetën ”Dennik N” për të treguar se shumë nga politikanët kryesorë të vendit kishin kopjuar shumë nga tezat e tyre, pa cituar siç duhet burimet.

Matoviç pranoi në korrik se kishte bërë plagjiaturë në tezën e tij universitare dhe se kishte abuzuar në dokumente të tjera gjatë diplomimit të tij.

Zbulimet dhe reagimet e politikanëve të ekspozuar ndezën një stuhi indinjate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb