Deputeti, Fatmir Media nga foltorja e Kuvendit tha se procesi i integrimit europian duhet të marrë vëmendje maksimale.

Gjatë fjalës së tij Mediu tha se opozita ka qenë gjithmonë frymëzuese e proceseve të integrimit europian dhe se asnjëherë nuk ka hezituar t’i mbështesë këto procese.

“Parlamenti duhet të marrë një rol kryesor në procesin e integrimit dhe debati duhet të jetë i hapur. E djathta opozita ka qenë frymëzuese e proceseve të integrimit europian dhe asnjë herë nuk ka hezituar për t’i mbështetur këto procese. Asnjëherë  nuk është pari si proces i njëanshëm, por si një bashkëpunim i domosdoshëm. Një proces i rëndësishëm ndërkombëtar për t’u bërë sa më shpejt pjesë e BE”, tha ndër të tjera Mediu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: