TURQI – Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj kontrovers, që do t’iu heqë deputetëve imunitetin nga ndjekja penale.

Deputetët pro-kurdë thonë se ligji synon të dëbojë anëtarët e opozitës nga Parlamenti. Ligji thuhet se ka në shënjestër dy parti pro-kurde.

Turqia është duke udhëhequr një ofensivë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën e cilëson si organizatë terroriste.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar që deputetët pro-kurdë të përballen me akuzat për terrorizëm dhe votimi i së premtes mund të jetë një hap drejt kësaj. (rel)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb