ANKARA- Parlamenti turk shqyrtoi sot në seancë plenare një projekt mjaft të diskutuar të amendamentit kushtetues për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetëve të përmendur në procedura ligjore, ku partia kryesore prokurde e konsideron si një manovër të qeverisë për të larguar deputetët e saj.

Votimi i parë i fshehtë pritet të zhvillohet pas fillimit të seancës. Procesi përfundimtar i votimit parashikohet për të premten. Nëse miratohet, ky projektligj i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet, do të pezullonte me anë të një klauzole të përkohshme nenin 83 të Kushtetutës që garanton imunitetin parlamentar të deputetëve.

Përafërsisht 130 deputetë nga 550 në total, të të gjithë partive të përfaqësuara në Parlament, janë zyrtarisht të përfshirë në këtë çështje, ku rreth 50 deputetë janë të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), partia kryesore prokurde.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: