ITALI

Gjatë restaurimeve që po i bëhen Spitalit të vjetër të Parmën, në Itali, në dyshemenë e tij, janë gjetur disa skelete njerëzit, për të cilët po punohet për të gjetur kohën së çfarë periudhe i përkasin.

Akoma nuk janë të qarta numrat e skeleteve, por disa janë akoma të mbuluar me rroba. Vendi ku u gjetën skeletet është izoluar nga policia, në pritje për të gjetur datën ekzakte.

Prokuroria e Parmës po heton së bashku me policinë. Mjekët ligjorë dhe një arkeolog po merren me çështjen. Nga Mesjeta deri në vitet Tridhjetë, kjo ndërtesë ishte spitali i qytetit, më pas u bë godina e Arkivit të Shtetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb