Klubi Italian i Parmës vazhdon të ndryshojë president. Pas Pietro Dokës dhe avokatit, Xhiordano, tashmë është radha e Ermir Kodrës krahut të djathtë të Rezart Taçit që të vihet në krye të klubit italian. 29 vjeçari shqiptar që do të marrë detyrën e presidentit të klubit, duke u bërë në këtë mënyrë jo vetëm presidenti i parë shqiptar i një klubi të kategorisë maksimale të futbollit italian, por edhe presidenti më i ri i një klubi të Serisë A.

Gazeta kryesore lokale e Parmës zbulon edhe prapaskenat ndërsa tregon se vendimi është bërë i ditur gjatë një darke ku kanë qenë prezentë Rezart Taci, Ermir Kodra dhe administratori i deleguar Pietro Leonardi si dhe kryebashkiaku Pizzarotti, ndërsa mediat online pranë klubit publikojnë edhe fotot e Presidentit të ri të Parmës. Gazeta bën të ditur vec të tjerash se Ermir Kodra do të jetë edhe president i “Eventi Sportivi” duke udhëhequr si klubin Parma Fc, ashtu edhe shoqërinë që e kontrollon atë.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: