Vijon emergjenca në sulmin e Parmës, që edhe për derbin emiljan kundër Bolonjës nuk do të ketë në gatishmëri Inglesen dhe Korneliusin. Ndaj, sipas asaj që publikon “Corriere Dello Sport”, trajneri D’Aversa duket se po mendon një zgjidhje që ngjan e pabesueshme.

Ideja e fundit e trajnerit për sulmin quhet Dermaku, mbrojtës, por që falë forcës fizike mund të kthehet në vlerë të madhe në zonën kundërshtare në qendër të tredhëmbëshit sulmues. Zgjidhje kjo që e lejon trajnerin të rikthejë në prapavijë Bruno Alveshin, i cili është riaftësuar plotësisht.

Zhervinjo ditën e djeshme ka kryer stërvitje të veçuar, ndërsa Kornelis e Karamoh kanë zhvilluar terapitë rifatësuese. Stërvitje e vveçuar dhe terapi edhe për Inglezen. Sulmi i Parmës është në krizë dhe D’Aversa mund të kërkojë shpëtim vërtet te zgjidhja e çmendur… Dermaku në sulm!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb