Partia Agrare Ambientaliste bën thirrje publike që të eleminohet çdo vonesë apo deformim për miratimin e Reformës Zgjedore. PAA shkruan se Rama me papërgjegjshmëri po e zvarrit dhe tenton të zvarrisë ende për plotësimin e 15 kushteve nga BE.

Në deklaratën për shtyp, PAA vëren se deri para 1 korrikut Rama dështoi që të plotësojë 15 kushtet duke shtuar muajt e viteve të dështimeve të Shqipërisë.

 

STATUSI NGA PAA

PAA bënë thirrje publike për eleminimin e çdo vonese dhe çdo defomimi hileqar në miratimin e reformës zgjedhore. PAA reagon për dështimet e përsëritura të Ramaqeveri në plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave. Rama me arrogancën dhe pa përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarris akoma më shumë plotesimin e 15 kushteve.
Për të eleminuar çdo zvarritjet dhe deformim të reformës zgjedhore ambasadorja e SHBA jep mesazh publik.
Siç theksoj Kancelaria Merkel gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, do të hapen negociatat me Maqedonine e Veriut dhe do te shihet mundësia edhe për Shqipërinë.

Pasiguria e kancelares Merkel vjen nga papërgjegjshmëria e Ramaqeverisë për të plotësuar kushtet.
Pa plotësim të kushteve nuk ka çelje të negociateve, pa çelje të negociatave Shqipëria vuan keq qeverisjen e saj. Vetëm qeveritë e dobta tregohen të “forta” duke mos plotësuar detyrimet ndaj vendit të tyre për zgjidhje të krizave sociale, ekonomike dhe politike.
Apeli i ambasadores së SHBA për plotësimin pa vonesë të reformës zgjedhore konfirmon qëndrimin e unifikuar të partnerëve strategjik të vendit tonë për sfidat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

PAA bënë thirrje publike për eleminimin e çdo vonese dhe çdo defomimi hileqar në miratimin e reformës zgjedhore.

Rama dështoi të miratonte 15 kushtet përpara 1 Korrikut, kjo shtoj muajt e viteve të dështimeve tona.

Parlamenti shqiptar ka përgjegjësinë historike të ndal dështimet e përsëritshme dhe të kushtueshme të keq qeverisjes së vendit dhe të pengesave e vonesave në procesin e integrimit euro-atlantik dhe përmbushjen e detyrimeve respektive.
ZSH-PAA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb