DANIMARKË

Një parti politike e ekstremit të djathtë në Danimarkë, e cila ka bërë thirrje për dëbimin e 700 mijë myslimanëve, do të jetë në listën zgjedhore për herë të parë në këtë shtet gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen pas pak ditësh.

Partia “Stram Kurs”, e cila udhëhiqet nga Rasmus Paludan, avokat që aktualisht është duke bërë ankesë kundër dënimit për racizëm, besohet se do t’i fitojë disa vende në kuvend pasi kaloi pragun fillestar që nevojitet për qëndrim në zgjedhje. Sipas ligjeve të Danimarkës, zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen para datës 17 qershor. Kryeministri i Danimarkës, Lars Rasmussen, pritet ta fillojë fushatën parazgjedhore në fillim të javës së ardhshme.

Partia e ekstremit të djathtë i siguroi 20 mijë nënshkrimet e nevojshme për të qëndruar pjesë e garës pasi udhëheqësi i saj e luajti rolin kryesor në nxitjen e kryengritjeve gjatë Pashkëve në lagjen Norrebro të Kopenhagës.

Paludan vazhdimisht ka nxitur trazira përmes protestave anti-islame në disa zona të kryeqytetit danez, ku jetojnë shumë myslimanë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb