Partia e Lirisë në Austri, duke komentuar fenomenit të numrit të madh të emigrantëve kosovarë që kanë prekur edhe këtë shtet, fajin ia hedh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i kësaj partie, Johann Gudenus, thotë se në Kosovë nuk ka luftë e as nuk është zonë krize, por atje sipas tij është krijuar një shtet jofunksional dhe për këtë e kanë fajin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, “Kosova u bë shtet duke u shkelur e Drejta Ndërkombëtare”, ndaj thotë se “është obligim i SHBA-ve që t’i marrë ata emigrantë”.

“Në fund të fundit, babai shpirtëror dhe gjeostrategjik i atij shteti, duhet ta marrë këtë përgjegjësi”, ka thënë Gudenus, duke shtuar se “Austria bëri gabim kur vendosi që të njohë pavarësinë e këtij shteti, të shpallur pa referendum”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb