MAQEDONI- Partia e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka sulmuar kryeministrin Edi Rama se po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë. Përmes një komunikate për shtyp, VMRO-DMPNE thotë se Edi Rama ka poshtëruar shtetin maqedonas. VMRO-DPMNE deklaroi gjithashtu se publiku ishte dëshmitar se si lideri i LSDM-së Zoran Zaev ishte dakord për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

“Edi Rama në mënyrë të tërthortë ka thënë që nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nëse nuk lufton për t’u anëtarësuar në BE njësoj si vendet e tjera të rajonit, atëherë kjo do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve. Ky është i njëjti Edi Rama që mblodhi krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe i bashkoi për platformën e Tiranës. Në kundërshtim me të gjithë në Maqedoni, Zoran Zaev dhe LSDM-ja kishin mendim pozitiv në lidhje me platformën e Tiranës”, thuhet në komunikatën e partisë së Gruevskit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb