Partia e Lirisë ngre alarmin për qytetarët duke thënë se bashkia e Durrësit ka trefishuar tarifa e menaxhimit të mbetjeve.

Në një postim të bërë në Facebook, PL shprehet se kjo ishte ‘shuplaka’ e radhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit.

“Bashkia e Durrësit 3 herë më shumë ‘duart në xhepat e durrsakëve’ në vitin 2023! Këmbanë alarmi për qytetarët e Durrësit, trefishohet tarifa e menaxhimit të mbetjeve!

Bashkia nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet dhe nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh kjo Bashki për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.

E si pasojë e dështimit të saj Bashkia vjedh nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse!

Si mos të mjaftonte kriza nga tërmeti dhe pandemia, familjet durrsake duhet të paguajnë ‘tekat e çmëndura’ të ksaj qeverie të pangopur!

Kjo ishte ‘shuplaka’ e rradhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit!”, thuhet në deklaratën e Partisë së Lirisë.

Ndërkohë, Elona Guri në një reagim po në Facebook, shkruan: EDI RAMA E VENDOS EDHE DURRËSIN NË SHËRBIMIN E MAFIES SË PLEHRAVE!

Edi Rama kandidoi në Durrës vetëm me një qëllim: grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti i durrësit.
Xhepat e durrsakëve zbrasen, ndërkohë pagesat për mafien shtohen.
Trefishimi i tarifës së pastrimit, nuk do të thotë trefishim të shërbimeve të pastrimit.
Përkundrazi, do të thotë trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit, trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak, për të kënaqur orekset financiare të kryeoligarkut Edi Rama dhe ogiçëve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: