Partia e Lirisë ka nxjerrë shifrat teksa deklaron se qeveria ka rritur të ardhurat nga rritja e çmimeve, por jo mbështetjen për qytetarët.

Sekretari Ekonominë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo tha se nga të dhënat është evidente që në një kohë që është ulur konsumi, të ardhurat nga importet janë rritur në një vlerë të konsiderueshme.

Rritja e të ardhurave sipas tij, është rezultat i rritjes së çmimeve të mallrave të importuara, dhe se kjo rritje ka rënduar koston e biznesit dhe të qytetarëve.

“Barrën e rritjes së çmimeve e kanë mbartur biznesi dhe qytetarët dhe qeveria ka grumbulluar më shumë të ardhura”, deklaroi Milo.

DEKLARATA E PLOTË
Sipas te dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave treguesit e importeve në vlerë dhe në peshë, janë si vijon:
1. Vlera e importeve në periudhën Janar – Tetor ka arritur në 793 662 milionë lekë krahasuar me 665 635 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një rritje në vlerë mbi 19.0%.
2. Volumi i importeve në peshë në periudhën Janar – Tetor ka arritur në 4569793 ton nga 4941098 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një ulje në volum në ulje në rreth 8.0%.

3. Nga këto shifra është e qartë që gjate vitit 2022 ekonomia dhe qytetarët kanë ulur konsumin, ndërsa vlera më e lartë e importeve është rezultat i rritjes së çmimeve nga inflacioni i luftës.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave realizimi i të ardhurave për periudhën Janar –Tetor 2022, është si vijon:
1. Në periudhën Janar-Tetor të vitit 2022 të ardhurat doganore gjithsej përfshi TVSH, akcizat, taksat doganore dhe rentën minerale, kanë arritur në 183360 milionë lekë krahasuar me 154090 milionë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një rritje në 19%.

2. Në periudhën Janar-Tetor të vitit 2022 të ardhurat nga TVSH kanë arritur në 128857 milionë lekë krahasuar me 103442 milionë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një rritje ne 25%.

3. Në periudhën Janar – Tetor të vitit 2022 të ardhurat nga taksat doganore kanë arritur në 6950 milionë lekë krahasuar me 6045 milionë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një rritje në 15%.

4. Në periudhën Janar-Tetor të vitit 2022 të ardhurat nga renta minerale kanë arritur në 3464 milionë lekë krahasuar me 1971 milionë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit 2021, ose një rritje në 76%.

Nga të dhënat është evidente që në një kohë që është ulur konsumi, të ardhurat nga importet janë rritur në një vlerë të konsiderueshme. Rritja e të ardhurave është rezultat i rritjes së çmimeve të mallrave të importuara, dhe se kjo rritje ka rënduar koston e biznesit dhe të qytetarëve. Barrën e rritjes së çmimeve e kanë mbartur biznesi dhe qytetarët dhe qeveria ka grumbulluar më shumë të ardhura.

Si rezultat i rritjes së të ardhurave kryesisht nga TVSH, akcizat, taksat doganore direkt nga rritja e çmimeve dhe indirekt nga tatimi mbi të ardhurat e koorporatave, qeveria ka rishikuar në rritje parashikimin e të ardhurave me Aktin Normativ numër 19 datë 29.12.2022, është si vijon.

1. Të ardhurat tatimore janë rritur nga 500,2 miliard lekë të parashikuara në buxhetin fillestar të vitit 2022 në 546,7 miliard lekë të parashikuara në Aktin Normativ numër 19 datë 29.12.2022.

2. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë rritur nga 360,5 miliard lekë të parashikuara në buxhetin fillestar të vitit 2022 në 398,0 miliard lekë të parashikuara në aktin Normativ numër 19 datë 29.12.2022.

3. Nga rreth 47 miliard lekë të parashikuara që do të jenë realizuar më shumë në fund të vitit 2022, me Aktin Normativ numër 19 datë 29.12.2022 , krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2022, rreth 27 miliard lekë.

Qeveria ose mbi 57%, parashikohen të jenë realizuar nga të ardhurat e TVSH, akcizës dhe taksave doganore.
Të ardhurat shtesë si rezultat i inflacionit të luftës, qeveria në vend që t’ia kthente qytetarëve për t’i kompensuar sadopak për rritjen e kostos së tyre të jetesës gjatë vitit 2022, përsëri si gjithmonë dhe në shpërndarjen e të ardhurave prioritet kanë qenë shpenzimet operative të luksit, investimet kapitale, sektori energjetik dhe rritja e rezervës.

Nga shpërndarja e të ardhurave shtesë dhe rialokimet mbështetja për qytetarët ka qenë vetëm 7.8 miliard lekë, ndërsa pjesa tjetër në rreth 43 miliard lekë është shpërndarë për:
a. Për rritjen e shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore në 7.0 miliard lekë;
b. Për rritjen e shpenzimeve për sektorin energjetik 20.0 miliard lekë;
c. Për rritjen e shpenzimeve kapitale në 12.4 miliard lekë;
d. Për rritjen e fondit rezervë në 10.2 miliard lekë;
e. Mbështetje për qytetarët për inflacionin e luftës në 7.8 miliard lekë;

Qeveria si dhe në vendet e tjera duhej të bënte kompensimin e plotë për qytetarët nga të ardhurat e mbledhura nga inflacioni i luftës deri në fund të vitit 2022, dhe jo të jepte një lëmoshë e pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të çmimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb