Mbrëmjen sotme po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë së Lirisë, e cila u zgjodh ditën e djeshme.

Kryetari i PL Ilir Meta, u shpreh se PL do jetë parti e guximit qytetar. Ai u shpreh se kjo parti do jetë pranë qytetarëve, në arritjen e objektivit për të ndalur dramën e shpopullimit.

“Ju falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. PL do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.

Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: