Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Lirisë ditën e sotme janë publikuar edhe vendimet e kësaj mbledhjeje, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe rolet e anëtarëve të forcës politike.

Vendimet e mbledhjes së Kryesisë së Partisë të Lirisë Kryetarit të partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e sotme vendosi që zëvendëskryetari Agim Nesho do jetë Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Panariti do luajë rolin e Sekretarit për Bujqësinë dhe Ushqimin, ndërsa Silva Caka do jetë Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

16 nëntor 2022

Kryesia e Partisë së Lirisë, nën drejtimin e Kryetarit të partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e sotme vendosi:

Z.Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Z.Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Z.Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Znj.Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Z.Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Znj.Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin

Znj.Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Z.Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Znj.Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen

Z.Klodian Gradeci Kryetar i Komisionit te Energjetikes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: