Partia e Nicolas Maduros, ka arritur të fitojë 20 nga 23 guvernatorët në zgjedhjet rajonale të së dielës në Venezuelë.

Kandidatët e opozitës fituan vetëm tre poste guvernatori. Në një lëvizje që pasqyronte rezultatin e parashikueshëm, Presidenti kuban uroi homologun e tij venezuelian përpara se autoritetet zgjedhore të kishin shpallur rezultatet.

Pjesëmarrja ishte e ulët në vetë 41.8 për qind, që është me e ulëta në 20 vitet e fundit.

Zgjedhjet ishin të parat në gati katër vjet, të cilat nuk u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare të Venezuelës. Në zgjedhjet e mëparshme, opozita u kishin thënë votuesve të tyre që të bojkotonin zgjedhjet me arsyetimin se nuk ishte një garë e drejtë.

Zgjedhjet presidenciale të 2018-s, të fituara nga Nicolas Maduro patën pretendime nga opozita për manipulim të votave dhe më shumë se 50 shtete refuzuan ta njohin Maduron si liderin legjitim të Venezuelës.

Por, me zotin Maduro ende në pallatin presidencial dhe Bashkimin Europian që dërgoi vëzhgues elektorale, partitë kryesore të opozitës vendosën të ndryshojnë strategjinë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb