TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha në një lidhje telefonike me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 foli për krijimin e partisë Bindja Demokratike, e cila kryesohet nga ish-demokrati Astrit Patozi.

Sipas Bashës, krijimi i saj ka për qëllim që të krijojë një fasadë për zgjedhjet lokale. Kryedemokrati pohoi se Partia Demokratike është një vlerë kombëtare dhe një pjesë siç tha ai, e përdorën atë thjesht për dobinë e karriges dhe më pas e braktisën duke i kthyer edhe shpinën.

“Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti. E donin PD për pushtet, pastaj i kthyen shpinën. PD është bindje, ideal, është vlerë.  Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje për opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë.  Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë”,-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: