Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë se nuk e di nëse qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se politikisht ata që iniciuan procedurën për votimin e mocionit të mosbesimit nuk do t’i mbijetojnë.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisën atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo më 19 gusht, në zgjedhje apo në zgjedhjet lokale në Podgoricë, një pjesë e atyre strukturave me siguri nuk do të mbijetojnë”, ka thënë Abazoviç.

Ai shtoi se dyshon se ata që duan ta zëvendësojnë Qeverinë kanë 41 vota në Parlament.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb