Kryeministri Edi Rama duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka hedhur sërish akuza në drejtim të opozitës, duke e cilësuar atë si “partia e Sudes”, ndërsa tha se qeveria po bën gjithcka për të përmirësuar situatën.

“Kjo luftë mund të zgjasë edhe 2 muaj, edhe 3, edhe katër, edhe 6. Askush nuk e di. Presidenti amerikan tha në fillim se do të zgjasë 2 javë, pastaj deklaroi se do shtyhet e më tej tha mund të shkojë edhe 6 muaj. Pse? Sepse as ai vetë nuk e di, as ekspertët e presidentit nuk e dinë. Kjo sepse luan ti, luan edhe armiku. Është armik që nuk e sheh fare. Rreziku është real. Partia e Sudes e coi Shqipërinë njëherë në greminë dhe nuk është bërë punë për këtë popull”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se kufijtë do të hapen, kur të arrihet në përfundimin se armiku është zbrapsur përfundimisht.

“Kemi goditur përditë fenomene negative. Kufiri është mbyllur dhe rrugët do të hapen kur të arrihet progresioni se armiku nuk është më. Sa i përket informalitetit, është sot një armik. Ne kemi marrë masa ndaj të gjithë atyre që nuk paguajnë punëtorët, aq sa atyre iu takon”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb