MIANMAR

Partia e udhëheqëses të zgjedhur me bvotë popullore të arrestuar tashmë në Myanmar, Aung San Suu Kyi bëri thirrje të martën për lirimin e saj të menjëhershëm dhe që junta ushtarake të njohë fitoren e saj në zgjedhjet e nëntorit, një ditë pasi një grusht shteti ushtarak shkaktoi zemërim global.

Shtetet e Bashkuara kërcënuan të rivendosnin sanksione ndaj gjeneralëve të Mianmarit, pasi ata morën pushtetin dhe arrestuan Suu Kyi e dhjetëra aleatë të saj në sulmet e mëngjesit të hënën.

Vendndodhja e laureates së Nobelit për Paqe mbeti e panjohur më shumë se 24 orë pas arrestimit të saj dhe komunikimi i saj i vetëm ka ardhur në formën e një deklarate të shkruar. Në vend janë bërë protesta kundër diktaturës ushtarake.

  • foto galeri

Këshilli i Sigurimit i KB do të zhvillonte një takim më vonë të martën, thanë diplomatët, mes thirrjeve për një përgjigje të fortë globale ndaj marrjes së fundit të pushtetit nga ushtria në një vend të mbuluar për dekada nga sundimi i ushtrisë.

Zgjedhjet e fundit në Mianmar siguruan një fitore të madhe për Lidhjen Kombëtare të Demokracisë (NLD) të Suu Kyi në zgjedhjet e 8 nëntorit, një rezultat që ushtria ka refuzuar të pranojë, duke cituar akuza të pabazuara për mashtrim.

Ushtria i dorëzoi pushtetin komandantit të saj, gjeneralit Min Aung Hlaing, dhe vendosi një gjendje të jashtëzakonshme për një vit, duke shuar disi shpresat se vendi i goditur nga varfëria i njohur gjithashtu si Burma ishte në rrugën e demokracisë së qëndrueshme.

Komiteti ekzekutiv i NLD kërkoi lirimin e të gjithë të arrestuarve “sa më shpejt të jetë e mundur”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb