Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi sot rikthimin në politikë, duke u bërë pjesë e “Lëvizjes për Ndryshim”, pasi sipas saj, premton sfidën për të ndryshuar këtë vend. Kjo lëvizje politike u diskutua këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24.

Gazetarë e politikanë komentuan deklaratën e kreut të PD-së, Luzim Bahsa se partitë e reja që krijohen i shërbejnë Edi Ramës.

Erl Murati: Sa herë del një parti e re historia ka treguar se synon të marrë vota nga krahu i saj politik, asnjëherë s’ka target kryetarin e partisë tjetër. Në Shqipëri janë krijuar dhjetëra parti, por përvec LSI asnjë nuk ka mundur të ndikojë pushtetin. Në historinë e pluralizmit vetëm LSI ka arritur të ndryshojë pushtetin.

Edvin Kulluri: Kur flas për peshqit e mëdhenj që e kanë gllabëruar politikën, nuk shkon mendja tek Hajdari. Sa i përket raportit me PD, unë do të thoja që ka një lloj pakënaqësie të shtuar ndaj kritikëve. Sulmi ndaj partivë të reja s’ka ardhur publikisht nga lidershipi i PD.

Erl Murati: Përplasja Topalli-Basha gjatë viteve të fundit ka qënë e dukshme, ai është pyetur dhe është përpjekur të mos e përcajë votën e djathtë. Ndërsa zonja Topalli as në emër nuk i thërriste zotit Basha.

Sokol Balla: Fakti që i sulmon, i thotë janë krijesa të Ramës e ka një shqetësim apo jo…

Erl Murati: Patjetër…ndaj e solla edhe faktin e LSI që e la PS në opozitë…

Sokol Balla: Topalli tha se është kundër të treve Metës, Bashës e Ramës…

Erl Murati: Si mendoni ju, me kë do të bënte koalicion Topalli, me Ramën apo Bashën?

Sokol Balla: Ata të bëjnë me kë të duan, por unë si qytetar kam të drejtën ta di sot me kë janë!

Edvin Kulluri: Tentativa për të shënjestruar Bashën është e padrejtë. Të më thuash sot je me Ramën mua o është delir, o unë jam cmendur. Ne me të majtën s’kemi asnjë lidhje në kushtet ku jemi. Fatosi thotë tre banda, unë sot me LSI s’kam problem se punët nuk po i ndan ajo, problemi sot është që këta të dy sivëllezërit Rama- Basha sillen njësoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb