TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është shprehur vëmendja është përqedruar tek partia pasi është ajo që fitoi zgjedhjet e prillit dhe që reflekton interesat e shqiptarëve. Për Gjiknurin, PS është gati të marrë pjesë në zgjedhje në çdo moment.

Ai beson se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të ngrihet pa asnjë pengesë dhe shpreson se me çështje të përbashkëta të arrihet konsensus me opozitën.

“Ne gati jemi edhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse presidenti do t’i dekretoje. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të marrim pjesë në zgjedhje. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhje dhe qeveria është reflektim i interesave të shqiptarëve. Partia është në fokusin kryesor. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka qenë një komision mbipartizan dhe procedurat parlamentare do të çojnë në ngritjen e tij. Nuk besoj se do të ketë pengesa. Ne presim që do të ulkemi në atë tryezë, edhe PD do të ketë propozimet e saj dhe në çështje të përbashkët do të ketë konsensus”- tha ai.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb