Partia në pushtet e Japonisë sot vendosi të zgjedh pasardhësin e kryeministrit Shinzo Abe më 14 shtator, njoftuan mediat lokale, transmeton (AA).

Procesi për të zgjedhur kryetarin e Partisë Liberal Demokratike do të fillojë më 8 shtator, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Mbi 394 ligjvënës dhe 141 delegatë nga pjesë lokale do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë në pushtet më 14 shtator ndërsa lideri i ri do të duhet të fitojë mbështetjen e shumicës në parlament për t’u zgjedhur si kryeministër më 16 shtator.

Partia në pushtet gëzon shumicën në Dhomën e Ulët të vendit.

Yoshihide Suga, 71-vjeçar, i cili shërbeu si sekretar i kabinetit kryesor për gati 8 vjet dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Abe-s për një kohë të gjatë, pritet të sigurojë pozicionin e lartë të partisë, njoftoi agjencia.

Ish-ministri i Jashtëm, Fumio Kishida dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba gjithashtu janë në garë për postin e lartë të partisë.

Kryeministri me shërbimin më të gjatë, Abe, në një deklaratë të befasishme javën e kaluar, u tërhoq për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: