Anëtari i Këshillit Kombëtar të artisë Demokrastike, Fatbardh Kadilli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike.
Në një emision televiziv, Kadilli e arsyetoi vendimin e tij me faktin që PD nuk është e bashkuar dhe me faktin se në këtë parti e cila sipas tij është e përçarë, vota nuk vlen.

Deputeti demokrat ka shtuar se e gjitha nuk ka sens për sa kohë të gjithë kanë muaj të tërë që rendfn pas ish kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk hyj sepse e para partia nuk është e gjitha bashkë. Ka shumë anëtarë që nuk u përfshinë. Partia është në një çarje dhe vota nuk shërben. E treta rezultati. Është i qartë, e gjitha është në rreshtim pas Berishës. Kanë 6 muaj, 8 muaj që i rendin nga pas Berishës”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: