Grupimi kryesor i qendrës së djathtë të Parlamentit Europian votoi të mërkurën për të pezulluar Partinë qeverisëse Fidesz të Kryeministrit Viktor Orban deri në një njoftim tjetër mes shqetësimeve se ka shkelur parimet e BE mbi sundimin e ligjit, raporton Reuters.

Vendimi i Partisë Popullore Evropiane (PPE), i bërë nga një votë delegatësh nga partitë anëtare që u takuan në Bruksel, erdhi pas thirrjeve të gjera për partinë e Orbanit për t’u disiplinuar mbi fushatat anti-imigracionit dhe reformat gjyqësore të kontestuara.

“Pezullimi nënkupton: nuk ka pjesëmarrje në asnjë mbledhje partiake; nuk ka të drejta votimi; nuk ka të drejtë të propozojë kandidatë për poste, “tha presidenti i PPE Joseph Daul në një postim në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb