I pyetur për partitë e reja dhe shanset e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, analisti Ermal Hasimja në “Log.”, tha se “Mundësia”, është një parti e re e vetmja që ka ideologji të djathtë, sa i takon programit ekonomik.

Hasimja tha se, hyrja e saj në parlament do të shërbente si katalizator për PD e cila në programin e saj ka premtime majtiste.

Ermal Hasimja: Në duo polin e sotëm, PD-PS partitë ja lejojnë vetes të bëjnë ctë duan, ndaj shpresojmë që partitë e reja të thyejnë monopolin.

Në rastin e PD, unë mendoj se do të ishte pozitive që në parlament të futet një parti me ideologji të djathtë. Sot është vetëm partia e Agron Shehaj ka program të djathtë nga pikëpamja ekonomike.

PD ka një program ose e quan të majtë, rritje pagash, pensionesh, që janë premtime të majta dhe në rastin më pak të keq ka kontradiktë. Por mendoni që në parlament futet një parti si “Mundësia”. Nëse në skenën politike futet fuqishëm si “Mundësia”, supozojmë, ka një program të fortë, të qartë pro sipërmarrjes. Nëse futet një parti me ideologji qartësisht të djathtë, e detyron dhe PD që të hiqet nga majtizmi, populizmi, dhe luan rolin e një katalizatori.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb