Kreu i PD, Luzlim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Balla të News24 ka komentuar krijimin e partive të reja të djathta, më e fundit ajo e Jozefina Topallit dhe hapin përfundimtar të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Basha thotë se asnjë nga partitë e reja që po krijohen tashmë në prag të zgjedhjeve nuk ka dalë nga PD, por i ka krijuar Rama prej panikut.

Sa për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD, Basha thekson se është një proces që do të fillojë dhe do të mbarojë me vlera, por në fund vendimmarrjen e ka Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

”E rëndësishme është që të gjithë po vlerësojnë si një proces vlerash. është lajm i mirë për demokracinë shqiptare. është premtimi im. Bëmë ndryshimet statutore, me ndihmën e partnerëve tanë planifikuam si do bëhej.
Merita i takon demokratëve shqiptarë që u investuan edhe në propozime, edhe në votime. është bërë dhe punë
Vendimmarrja merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Që është një proces vlerash është edhe nga kundërshtarët. Siç ka nisur do mbarojë, dhe do jetë një shkallare që do demonstrojë para qytetarëve një qasje të re në politikë në administrim dhe llogaridhënie.
Qëndrimet e mia janë të qartë, s’ka parti të dala nga PD, janë të dala nga paniku i Ramës. më 25 prill largohet e keqja, s’mund të nisë ndryshimi pa u larguar e keqja.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb