I ftuar në emisionin “LOG.” në News24, analisti Neritan Alibali duke analizuar shifrat e votave të mbledhura nga dy subjektet e mëdha politike PD dhe PS, tha se në krahasim me vitin 2021, PS ka humbur 35 mijë vota e megjithatë ka marrë 84 mandate, nga 73 që fitoi në 2021.

Ndërsa 210 mijë votat e partive të vogla, për analistin Alibali janë votat e elektoratit të djathtë.

Kjo sipas tij, duhet ta bëjë PD të rithemelohet me urgjencë dhe të ristrukturojë veten, pasi në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të jetë ajo parti që do të mundë Edi Ramën dhe PS

Neritan Alibali: Nëse do analizojmë shifrat, PS në raport me 2021, ka humbur 35 mijë vota e megjithatë ka marrë 73 deputetë në 2021. Kurse sot ka marrë 83.

Nga një përllogaritje më rezulton se partitë e vogla nuk kanë marrë nga elektorati gri, kanë kafshuar elektoratin e djathtë.

Në 10 qarqe më rezulton se përqindja e rënies e PD në 2021, e barabartë me shumatoren e të gjithë partive përfshi ps. 84 mandate janë marrë se PD ska ruajtur dot grupin e votave të veta.

Se PS ka përdorur asetet e veta, ka shtuar deputetë por perceptimi i përgjithshëm, e nxirrte PS me 10 përqind më lart se PD.

As Berisha dhe as drejtuesit e partive të djathta, nuk kanë menduar se këtu do ishte si në Zvicër, korrupsion endemik, vend me mungesë të industrisë, fuqinë blerëse më të ulët, pagat më të ulëta, të gjitha këto të bëjnë të mendosh që ka përdorur asetet e veta.

Por PD jo gjithmonë ka drejtuar sytë nga vetja, në 12 vjet ka thënë se na i vodhën. Pretendonin se do të merrnin masa për ti nulizuar asetet e pushtetit. Në këtë aspekt mendoj se PD ka nevojë për rithemelim, u bë dikur por duhet ristrukturim sa m shpejt. Nëse nuk merr masa sot, partia që do mundë Ramën nesër nuk do të jetë PD.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb