Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se KQZ në Shqipëri duhet të mos ketë sfond politik.

Meta theksoi se nuk ka gjasa që në vendin tonë, KQZ të mos jetë i atakueshëm politikisht.

“KQZ duhet të mos ketë frymë politike. Mendoj se partitë politike po ziejnë dhe po mendojnë të shpërthejnë në vijim. Nuk ka gjasa që KQZ në Shqipëri të jetë i paatakueshëm. Duhet aksesi i besueshmërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të jetë maksimale. Ish-drejtues kishin të drejtë të konkurronin në KQZ dhe nuk u bë transparentë, e nuk u tha se çfarë do të thotë ish. Zoti Celibashi është aty dhe është pozitive, sepse nuk është rastësisht aty”, tha Meta.

Gerta Meta nënvizoi se KQZ tashmë ka qasje për të qenë transparente ndaj publikut. Ajo shtoi se po ashtu, vota e emigrantëve duhet bërë realitet.

“KQZ për herë të parë ka transparencë ndaj publikut. Ne jemi bërë pjesë e dëgjesave publike, ku fton edhe aktorë të shoqërisë civile e besoj se është një gjë shumë e mirë që të rrisë besimin e qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se KQZ ka performancë shumë të mirë, por duhet bërë akoma më shumë. Vota e emigrantëve duhet bërë realitet. Z Celibashi duhet të na sqarojë rolin e Komisionerit Rregullator”, vlerësoi Gerta Meta.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb