Kryedemokrati Sali Berisha komentoi qëndrimet e partive të reja të cilat deri më tani kanë refuzuar bashkëpunimin me PD-në.

Berisha u shpreh se nuk mund të dilet kundër realitetit, ose je i destinuar të dështosh, ndërsa i ftoi forcat e reja që nuk janë dakord me të që të kandidojnë vetë në zgjedhje.

Ai zbuloi se në rastin e fitores së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, do të thërritet një votë e përgjithshme për kryeministrin e ardhshëm.

“Kundër realitetit nuk mund të ngrihesh dot, ose bëhesh donkishot. Je i destinuar të dështosh në këtë rast. Kur kam dalë atë ditë nga shtëpia ime për të shkuar në Rogner, më thonë, po sikur të mos ketë njerëz. Unë u thashë edhe 8 vetë po të kem do ulem të flas me ta. Rëndësi ka që të mbrosh një kauzë të drejtë e të mos lëkundesh. Nëse flasim për diçka, ky është një rikthim. Unë u lava dy herë në ujëra, herën e tretë e kam më të lehtë.

Ama kam thënë edhe një gjë. Pas fitores së zgjedhjeve, do thërras një votë të përgjithshme për kryeministrin. Kjo është gjë e rrallë. Për këto parti që thonë nuk jemi dakord me Sali Berishën, hajde urdhëro, kandido”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb