Paulo Buxhelaj dhe Marcelino Preka janë grumbulluar nga Alban Bushi për Kombëtaren U-21. Të dy janë lojtarë të Partizanit, ndërsa këto të fundit mund t’i gëzohen dhe një tjetër lojtari që do japi kontributin e tij me grupmoshën U-21.
Bëhet fjalë për Redon Ismailin. është Kosova U-21, që ka ftuar mesfushorin e Partizanin për shtatorin ku përballet me Izraelin.
Njoftimi i Partizanit:
“Redon Ismaili do të jetë pjesë e seleksionit të përfaqësueses së Kosovës U-21. Mesfushori i kuq është grumbulluar për ndeshjen kualifikuese të “Euro 2025″ që kombëtarja U-21 e Kosovës do të luaj ndaj Izraelit në datën 10 shtator.
Klubi i uron Redon Ismailit shumë suksese me përfaqësuesen e Kosovës”.