Partizani nuk mund ta harrojë lehtë barazimin me Skënderbeun në Ditën e Verës dhe dje ka shpërthyer në akuza ndaj presidencës korçare, që drejtohet nga Ardjan Takaj. Sipas një komenti të faqes zyrtare, presidenca korçare vendos arbitrat. Partizani të hënën ka shpërdoruar një mundësi të artë për fitimin e titullit kampion, pasi në minutën e 89-të u rrëshqet fitorja nga duart. Por, në rast se të kuqtë do të shënonin me Raçiç nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 76-të, gjithçka do të ishte ndryshe.

Pas ndeshjes, drejtuesit e Partizanit dhe lojtarët janë ankuar për gjykimin. Sipas tyre, goli i Skënderbeut erdhi nga një faull i paqenë. Arbitri Enea Jorgji ka qenë një nga të kontestuarit, por në javën përgatitore për këtë takim nuk pati asnjë kusht nga klubet, duke ditur se edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, kishte shpallur të padëshiruar gjyqtarët nga kryeqyteti në ndeshje të tilla. Për këtë sfidë ka pasur dakordësi në pranimin e gjyqtarit të ndeshjes, por pas përfundimit të sfidës dhe një ditë më pas të kuqtë e kryeqytetit në njëfarë mënyre humbjen e dy pikëve ia faturojnë edhe arbitrit të FIFA-S, Enea Jorgji.

Akuza në “Facebook”
Mbrëmë, faqja zyrtare e Partizanit në “Facebook” ka publikuar një foto të momentit të gjuajtjes së penalltisë së Raçiç, ku shikohet se portieri Shehi ka lëvizur para kohe, si dhe dy lojtarë kanë hyrë në zonë pa u goditur topi nga pika e bardhë nga ana e sulmuesit serb. Fotoja denoncuese e të kuqve shoqërohej me diciturën:

“Mjaft më”. Por statusi nuk është pritur mirë nga tifozët dhe dashamirësit e Partizanit, të cilët e konsiderojnë si justifikim të klubit, për mosrealizimin e qëllimit për këtë ndeshje. Sipas tifozëve, drejtuesit e Partizanit e pranuan vetë gjyqtarin Jorgji, i cili u akordoi edhe penalltinë që nuk u realizua nga Raçiç. Pas kësaj përgjigjeje, mbase në një gjendje emocionale të rënduar, faqja zyrtare ka replikuar duke hedhur akuza ndaj korçarëve. Ja komenti i faqes së klubit: “Nuk i shkon këtij Partizani të madh të caktojë vetë arbitrat. Këtë e bën presidenca e korçarëve. Padrejtësitë gjithmonë duhen kontestuar. Nuk mund askush të ‘tallet’ me investimet e klubit, djersën e lojtarëve dhe mundin e tifozëve”.

Ja disa nga komentet e lëna në faqen e klubit
FK Partizani Albania: “Mjaft më!!!”.
Jeton Selimi: “Shiko se tani nuk kemi arsye të flasim fare! Ishit vetë
dakord dhe pranuat Jorgjin. Mos na bëni teatër ju lutem. Boll me këto
sjellje! Pranoni verdiktin e fushës siç bëmë të gjithë dje në darkë”.
FK Partizani Albania: “Nuk i shkon këtij Partizani të madh të caktojë
vetë arbitrat. Këtë e bën presidenca e korçarëve. Padrejtësitë
gjithmonë duhen kontestuar. Nuk mundet askush të “tallet” me investimet
e klubit, djersën e lojtareve dhe mundin e tifozëve”.
Jeton Selimi: “Mos e pranonit Jorgjin. Padrejtësitë i bëjnë ata
dhe i hamë ne me vullnetin tonë. Pastaj na mbetet të bëjmë replikë
në rrjetet sociale”.
Partizoni UG Partizoni: “Po në rastin kur lojtari i Skënderbeut
hodhi tymuesen dekorative te tribuna D2 e tifozëve, pse nuk
ngrini zë?”.
Klejdi Dezhgiu: “Admin leri llafet në “Facebook” apo këto foto. Ndeshja
mbaroi, mos na “vrit” akoma, po ngrijeni zërin në vend tjetër”.
FK Partizani Albania: “Mbase edhe keni të drejtë në këtë pikë.
Por arbitri ‘x’ qenka i mirë, kurse ai tjetri nuk është i mirë. Ju
garantojmë se Partizani i madh nuk e ka ndër mend ta bëjë një gjë
të tillë! Si një admin i thjeshtë në këtë rrjet social, mundohem ta
mbroj garën, mbi të gjitha nga kjo shëmtirë që po bëhet në futbollin
shqiptar. Mediat sportive duhet t’i japin më shumë jehonë këtij
problemi, që të shkojë në veshët e federatës”.
Sokol Sylaj: “Nuk na i ka fajet askush, përveçse trajnerit, që nuk
di të bëjë zëvendësimet në kohën e duhur, ose nuk donte. Mund të
jetë edhe ky tifoz i Tiranës sikur Dervishi. Hoqi Raçiçin dhe la
ekipin pa sulmues. Vërtet Raçiç duhej ndërruar me kohë, jo me
Dajën, por me Fazliun. Pas humbjes së penalltisë duhej të futej
Mazrekaj. 20 minuta i përballonte dhe mbante ekipin para. S’kemi
kujt t’i ankohemi kur e kemi hilen vetë”.
Arvas Progonati: “Lëre këtë, se mbase i ka shpëtuar, po lojtari që
i hoqi topin Raçiç mbas gjuajtjes, i ishte afruar topit më shumë se
Raçiç. 2 lojtarë ishin futur te zona e 11-metërshit, gati 2 metra para se
të prekte topin Raçiç. Ky është “nder” që e kishte llogaritur Duka t’ia
bënte ortakut, me gjithë faullin inekzistent në fund, që u barazuam”.
Blerti Musta: “Nuk ka vlerë fare kjo tani. Në momentin që e patëm
ndeshjen në dorë nuk e administruam dot”.
Romeo Bori: “I lumtë Takajt që i blen “arbitrat”. Në qoftë se jeni të
zotë blini edhe ju. Në Shqipëri ka vdekur futbolli i ndershëm”.
Demi Kuq: “Ka mbaruar kjo punë tani. Penalltinë na e dha dhe nuk
e bëmë gol. Hajt shnet tashi. Me i bo hyzmet ndeshjeve të tjera.
Kena 3 ndeshje jashtë, harrojeni kërrnackën”.
Bledi Uesli Shllaku: “Arbitri duhet ta kishte përsëritur penalltinë
në mënyrë të padiskutueshme”.
MoNy Guerrils: “Fajin e kishte Agostineli që la Raçiç për dy
arsye. Ai ishte i lodhur nga loja dhe s’ka gjuajtur asnjëherë penallti,
gjithsesi lufta vazhdon”.
Emanuel Loci UG: “Po pra shyqyr se na vdiqët t’u iu bo reklama
nëpër faqe, s’dimë si shprehemi. Unë habitem si nuk ishte një në
staf, lojtarë apo drejtues që të kontestonte penalltinë e pastaj
bashkë të bënim që të përsëritej penalltia”.
Olsi Hajdini: “Gjithmonë nuk e pranoni rezultatin dhe gjeni një
shkak për të thënë që Skënderbeun e ndihmojnë arbitrat”.
Geltion Sema: “Të parët duhet të kishin protestuar lojtarët tanë
që ju bo dallaverja para syve”.
Lind Fcim: “Po pra, se ai që u fut në zonë e ka fajin që s’di me
gjuajt ky sakati”./panoramasport
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: