Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Drejtuesit e klubit kampions kanë arritur akordin me trajnerin italian duke e rikthyer në drejtimin e të kuqve.
Në aventurën e tij të fundit, ai drejtoi klubin danez të Velje, me të cilin u ngjit në Superligë duke dalë kampion.

Kujtojmë që Sormani ka pasur një aventurë pozitive me Partizanin në Europë, duke eliminuar Ferencvaroshin në Champions e më pas duke u eliminuar nga Salburgu. Në Ligën e Europës të kuqtë ishin të pafat për shkak se përballë kishin rusët e Krasnodar duke u eliminuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: