Klubi i Partizanit nuk po mendon vetëm për të tashmen. Duke parë kërkesat e shumta në drejtim të sulmuesit Xhuljano Skuka dhe për të mos e humbur me parametra zero, drejtuesit kanë rinovuar kontratën me dibranët.

NJOFTIMI

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24-vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb