Ferhan Hasani ishin “qershia mbi tortë” e merkatos së Partizanit, një goditje e madhe që pritet të shërbejë shumë ekipit kryeqytetas për pjesën e mbetur të sezonit por dhe për atë pasues pasi kontrata e firmosur me Olsi Ramën është për 18 muaj. Të kuqtë janë përmirësuar jashtëzakonisht shumë në repartin ofensiv edhe pas rikthimit të Çinarit, praktikisht të kuqtë kanë lëvizur deri më tani vetëm në sulm. Në fakt, dukej një repart që nuk kishte shumë probleme, kjo pasi në 16 javë kampionat kanë shënuar 23 gola, një më pak se Vllaznia. Me mesfushës dhe sulmin të plotë, kryeqytetasit do të lëvizin në mbrojtje në ditët e fundit të merkatos për të plotësuar një repart dukshëm të limituar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ilir Daja mbetet në pritje të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe një qendërmbrojtës, dy pozicione ku shpesh i është dashur të përshtat lojtarë jo natyral. Në pamundësi për të gjetur alternativa të përshtatshëm në tregun vendas, dy afrimet e fundit pritet të vijnë nga jashtë Shqipërisë për të mbyllur një sesion të komplikuar por që dukshëm ka rritur cilësinë dhe konkurrencën në radhët e të kuqve. Në pritje të dy dhuratave të fundit, Daja dhe stafi i tij janë të përqendruar totalisht tek sfida e së dielës kundër Vllaznisë, një ndeshje që pritet të thotë shumë për objektivat e të kuqve për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb